Skenderaj: Arrestohet një burrë pasi sulmoi tri gra – viktimat përfundojnë në spital
Një burrë është arrestuar në Skenderaj nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht tri gra, të cilat si pasojë e lëndimeve kanë kërkuar trajtim mjekësor.
Ngjarja ka ndodhur më 17 korrik 2025 rreth orës 12:30. Sipas raportit të Policisë, i dyshuari kosovar u ndalua dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente.










