Situatë alarmante me zjarre, veç në Prishtinë deri tani 12 raste
Situatë alarmante me zjarre, veç në Prishtinë deri tani 12 raste
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca ka njoftuar se aktualisht situata paraqitet alarmante për shkak të numrit të madh të zjarreve në territorin e Kryeqytetit dhe më gjerë.
Në njoftimin e tyre thuhet se deri tani janë regjistruar 12 raste zjarresh, ndërsa 7 ekipe të zjarrfikësve janë në terren.
“Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca po e ndjek nga afër gjendjen dhe do të vazhdojë të reagojë në kohë reale sipas nevojës”, thuhet mes tjerash në njoftim.











