#Kosova

Sindikata e RTK-së konfirmon protestën më 6 gusht, paralajmëron bojkot të ngjarjeve politike

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së (SPERTK) ka konfirmuar se më 6 gusht 2025 do të nisë protestën, pasi edhe më 29 korrik nuk është alokuar buxheti për gjashtëmujorin e dytë të vitit.

SPERTK thotë se situata ka vënë në rrezik funksionimin e transmetuesit publik dhe se institucionet kanë treguar neglizhencë të plotë. Protesta, sipas tyre, do të jetë fillimi i një serie veprimesh për mbrojtjen e punëtorëve dhe RTK-së.

Po ashtu, paralajmërohet bojkotim i mbulimit të ngjarjeve politike dhe veprime ligjore ndaj përgjegjësve. Sindikata u bën thirrje organizatave mediale dhe shoqërisë civile t’u bashkohen protestës dhe kërkon unitet nga punëtorët e RTK-së.