Sindikata e Policisë përshëndet lirimin e pesë zyrtarëve të akuzuar për rastin Zejnullahu
Pesë zyrtarët policorë të akuzuar për vrasjen nga pakujdesia të Agon Zejnullahut janë liruar nga paraburgimi, sipas një vendimi të Gjykatës së Apelit.
Lajmin e ka konfirmuar avokati Besnik Berisha, ndërsa reagim ka dhënë edhe Sindikata e Policisë së Kosovës, e cila e ka përshëndetur vendimin duke e cilësuar si hap pozitiv në respektim të drejtësisë dhe parimit të prezumimit të pafajësisë.
Sindikata nënvizon se çdo zyrtar ka të drejtë të trajtohet me dinjitet gjatë procesit hetimor dhe paralajmëron se vlerësimet e parakohshme mund të dëmtojnë integritetin e Policisë dhe besimin institucional.
Në fund, Sindikata shpreh mirënjohje për përkushtimin e mbrojtjes ligjore dhe familjeve të zyrtarëve, duke theksuar përkushtimin për mbrojtjen e të drejtave të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.











