#Botë

Shtëpia e Bardhë: Trump ndërhyri për të ndalur përshkallëzimin mes Kosovës dhe Serbisë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka luajtur rol aktiv në zbutjen e tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë gjatë mandatit të tij të dytë presidencial. Këtë e ka bërë të ditur Sekretarja për Shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, gjatë një konference për media.

Leavitt theksoi se brenda gjashtë muajve të parë të këtij viti, Trump ka ndërhyrë mesatarisht në një konflikt çdo muaj, përfshirë rastin e marrëdhënieve Kosovë–Serbi. Ajo përmendi gjithashtu se presidenti ka luajtur rol ndërmjetësues edhe në krizat ndërmjet Tajlandës dhe Kamboxhias, Izraelit dhe Iranit, Ruandës dhe Republikës Demokratike të Kongos, Indisë dhe Pakistanit, si dhe Egjiptit dhe Etiopisë.

“Presidenti Trump ka ndërmjetësuar dhe kontribuar në uljen e tensioneve në këto vende, duke synuar arritjen e paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar,” tha Leavitt.