#Lajme

Shqipëria kryeson Europën për prodhimin e energjisë nga burimet e rinovueshme

Shqipëria renditet e para në Europë për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme, duke siguruar 99,3% të energjisë nga burime të qëndrueshme. Në vend të dytë është Norvegjia me 99,1%.

Të dy vendet tejkalojnë ndjeshëm mesataren e Bashkimit Europian, që është vetëm 42%. Pas tyre renditen Danimarka me 88,6%, Luksemburgu me 87,4% dhe Portugalia me 78,6%.

Ky rezultat vendos Shqipërinë në një pozitë të favorshme, në një kohë kur siguria dhe menaxhimi i burimeve energjetike mbeten sfida kryesore për Europën dhe një nga prioritetet e Bashkimit Europian.