Shoferi godet dy këmbësore në Prizren, arrestohet dhe dërgohet në mbajtje
Në Prizren, të hënën në rrugën “Ismail Kryeziu”, ka ndodhur një aksident trafiku ku një shofer ka goditur dy këmbësore.
Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari – një mashkull kosovar – është arrestuar pasi nga pakujdesia me veturë ka goditur dy femra kosovare. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit.
Me vendim të prokurorit, shoferi është dërguar në mbajtje.











