#Lajme

Shënohen 26 vjet nga masakra e 3 dhe 4 shkurtit në veri të Mitrovicës

Sot shënohet 26-vjetori i masakrës së ndodhur në natën ndërmjet 3 dhe 4 shkurtit në veri të Mitrovicës, ku u vranë dhjetë civilë shqiptarë, në mesin e tyre gra, fëmijë dhe të moshuar.

Sipas të dhënave, masakra u krye nga të ashtuquajturat “Rojat e urës”, të cilat përveç vrasjeve, plagosën edhe dhjetëra qytetarë të tjerë. Si pasojë e dhunës, rreth 12 mijë shqiptarë u dëbuan me forcë nga shtëpitë e tyre dhe u detyruan të kalojnë në jug të qytetit, duke lënë pas banesat e djegura dhe pasurinë e shkatërruar.

Në këtë natë tragjike u vranë Nezir Voca dhe bashkëshortja e tij Shqipe Voca, Niman Sejdiu, Bashkim Rrukeci, Sebiha Abrashi, Selime Berisha, Muharrem Sokoli, Nderim Ajeti, Nerimane Xhaka dhe Remzije Canhasi.

Sipas dëshmive të mbledhura, operacioni i vrasjeve ishte i organizuar dhe i udhëhequr nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, nën komandën e ish-zyrtarit Dragan Delibashiq, me përfshirjen e Oliver Ivanoviqit dhe personave të tjerë.

Në vitin 2014, Gjykata Themelore në Mitrovicë e shpalli Oliver Ivanoviqin fajtor për krime lufte ndaj civilëve shqiptarë gjatë dhe pas luftës në Kosovë, duke e dënuar me nëntë vjet burg.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *