#Lajme

Shembet ura në Gadime të Epërme, banorët përdorin rrugë alternative

Në fshatin Gadime e Epërme në Lipjan, një urë është shembur si pasojë e përmbytjeve, duke pamundësuar qarkullimin normal.

Banorët janë të detyruar të përdorin rrugë alternative dhe të bëjnë devijime të gjata për të arritur destinacionet e tyre. Ata thonë se gjendja e urës ka qenë e rënduar prej kohësh dhe rreziku i shembjes ishte i pritshëm, por nuk janë ndërmarrë masa parandaluese nga institucionet përgjegjëse.