#Lajme

SHBA transferon 50 autoblinda për Kosovën, ambasada konfirmon mbështetjen për FSK-në

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dorëzuar 50 autoblinda për Kosovën në kuadër të Programit për Pajisje të Mbetura të Mbrojtjes.

Ambasada amerikane në Prishtinë ka bërë të ditur se këto mjete ushtarake do të përdoren nga Forca e Sigurisë së Kosovës, duke theksuar se transferimi përbën një hap tjetër në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit.

“Kosova, me burimet e saj të mbrojtjes, do t’i bëjë këto automjete plotësisht funksionale, duke dëshmuar përkushtimin e përbashkët për rritjen e aftësive të FSK-së dhe forcimin e sigurisë së të dyja vendeve tona”, thuhet në njoftimin e ambasadës.