#Botë

SHBA miraton marrëveshje të re ushtarake me Arabinë Saudite me vlerë 1 miliard dollarë

Departamenti Amerikan i Shtetit ka dhënë miratimin për një marrëveshje të mundshme ushtarake me Arabinë Saudite, që përfshin mbështetje, trajnime dhe pajisje për helikopterët ushtarakë sauditë, me një vlerë të vlerësuar prej 1 miliard dollarësh, njoftoi Pentagoni të hënën.

Paketa përfshin furnizime me pjesë këmbimi, pjesë riparimi dhe shërbime trajnimi për aviacionin, të destinuara për flotën e helikopterëve të Korpusit të Aviacionit të Forcave Tokësore Mbretërore Saudite.

Kjo zhvillohet në një kohë kur Presidenti Donald Trump ka njoftuar muajin e kaluar se synon të miratojë shitjen e avionëve luftarakë F-35 Arabisë Saudite, deklaratë e bërë pak para takimit diplomatik me Princin e Kurorës Mohammed bin Salman. “Do ta bëjmë këtë. Do t’i shesim F-35-at,” u shpreh Trump nga Zyra Ovale.

Miratimi i këtij transaksioni do të përbënte një ndryshim të rëndësishëm në politikën amerikane, duke ndikuar potencialisht ekuilibrat ushtarakë në Lindjen e Mesme dhe duke vënë në provë angazhimin e SHBA-së për të ruajtur “avantazhin cilësor ushtarak” të Izraelit.

Arabia Saudite ka shprehur interes për blerjen deri në 48 avionëve F-35, një marrëveshje që mund të kapë vlera shumë miliardë dollarëshe dhe që sipas Reuters ka kaluar një pengesë të rëndësishme brenda Pentagonit përpara vizitës së bin Salman.

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë tha për Reuters se presidenti dëshironte të diskutonte çështjen e avionëve me princin e kurorës përpara marrjes së vendimit final.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *