SHBA mbështet fuqishëm Kosovën dhe zbatimin e marrëveshjes me Serbinë, ofron garanci për mosndryshim të kufijve
Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar Ligjin për Politikën e Mbrojtjes Kombëtare 2026, i cili autorizon shpenzime rekord prej 901 miliardë dollarësh për mbrojtjen amerikane, duke përfshirë edhe mbështetje për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor. Dokumenti thekson rëndësinë strategjike të Kosovës dhe riafirmon angazhimin e SHBA-së për paqe, stabilitet, demokraci dhe zhvillim ekonomik në rajon.
Ligji nënvizon që zgjidhja përfundimtare Kosovë-Serbi duhet të bazohet në njohje reciproke dhe kundërshton çdo ndarje territoriale, shkëmbim apo rishikim kufijsh mbi baza etnike. Ai mbështet gjithashtu zgjerimin e NATO-s dhe integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.
Përveç këtij fokusit rajonal, ligji përfshin masa për mbrojtjen e sigurisë evropiane, ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe vendet baltike, zhvillimin e forcave amerikane në Evropë dhe mbështetje për sigurinë kibernetike, nga e cila përfiton edhe Kosova. Dokumenti synon të forcojë institucionet, reformat demokratike dhe investimet ekonomike në Ballkanin Perëndimor, duke kundërshtuar ndikimet malinje të Rusisë dhe Kinës.











