Shaqir Totaj reagon pas manipulimeve zgjedhore në Prizren
Kryetari i komunës së Prizrenit dhe i degës së PDK-së, Shaqir Totaj, ka reaguar për herë të parë lidhur me parregullsitë e evidentuara gjatë rinumërimit të votave në këtë qytet. Totaj theksoi se çdo manipulim i votave është shkelje e drejtpërdrejtë e vullnetit të qytetarëve dhe i demokracisë zgjedhore.
“Çdo tentim për tjetërësim të votës cenon vullnetin e lirë të qytetarëve dhe vetë demokracinë e brendshme partiake. Si kryetar i degës së PDK-së në Prizren, do të kërkoj përgjegjësi dhe llogaridhënie të plotë për çdo shkelje individuale, në përputhje me ligjin dhe rregulloret në fuqi,” tha Totaj.
Ai gjithashtu siguroi qytetarët se PDK-ja do të mbrojë vullnetin e votuesve dhe do të veprojë me vendosmëri për të garantuar mbarëvajtjen dhe paprekshmërinë e zgjedhjeve. Totaj theksoi nevojën për një rivlerësim të plotë të procesit nga KQZ-ja dhe institucionet përkatëse, duke garantuar që parregullsitë të adresohen dhe të mos përsëriten.











