#Lajme

Sërish pa rezultat në Kuvend – Haxhiu e Gërvalla nuk marrin votat, tentimi i radhës më 22 gusht

Lëvizja Vetëvendosje rikandidoi Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit edhe pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, por ajo nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme. Nga 116 deputetë të pranishëm, 57 votuan pro, 56 kundër, ndërsa tre abstenuan.

Pas saj, në votim u hodh edhe emri i Donika Gërvallës, por as ajo nuk mori mbështetjen e duhur.

Sipas vendimit të Kushtetueses, për të njëjtin kandidat lejohen maksimumi tri votime, ndaj mbesin edhe dy tentativa. Seanca e radhës është caktuar për 22 gusht në orën 10:00.