#Lajme

Serbia ndalon dy shtetas shqiptarë në Merdarë, sekuestron mbi 30 kg kokainë

Autoritetet serbe kanë ndaluar sot dy shtetas shqiptarë në pikën kufitare të Merdarës, të dyshuar se po tentonin të kalonin kufirin duke transportuar më shumë se 30 kilogramë kokainë.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka konfirmuar rastin, duke bërë të ditur se të arrestuarit janë S.L., i lindur në vitin 2002, dhe B.U., i lindur në vitin 2000. Sipas njoftimit zyrtar, ata kanë deklaruar se janë shtetas të Republikës së Shqipërisë.

Autoritetet serbe kanë bërë të ditur se ndaj dy të dyshuarve janë iniciuar procedurat ligjore përkatëse, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente.