#Lajme

SBASHK paralajmëron grevë nëse mungon dialogu me institucionet

SBASHK ka paralajmëruar grevë në sektorin e arsimit nëse Ministria e Arsimit vazhdon të injorojë kërkesat e mësimdhënësve.

Përfaqësuesja e sindikatës, Vjollca Shala, tha se pas konstituimit të institucioneve ata janë të gatshëm për dialog, por në mungesë të tij nuk përjashtohen veprimet sindikale.

Ajo përmendi si probleme kryesore subvencionimin e teksteve, kontratën kolektive, zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për përvojën e punës, koeficientin në Ligjin e Pagave dhe mungesën e zgjidhjes për punëtorët me sëmundje kronike.