SBASHK i gatshëm për veprime sindikale pas krijimit të institucioneve
Kryesia e SBASHK-ut ka deklaruar sot, më 20 gusht, se do të mbetet e gatshme për dialog me institucionet ose për masa sindikale, përfshirë grevën e përgjithshme, nëse kërkesat legjitime të anëtarëve nuk realizohen.
Në mungesë të institucioneve funksionale, SBASHK-u shpreh shqetësim për mungesën e dialogut dhe thekson se sapo të krijohen institucionet, do të veprojë sipas vendimeve të Kongresit të Jashtëzakonshëm.











