#Sport

Rüdiger dyshime për gjysmëfinalen ndaj Atleticos

Antonio Rüdiger, mbrojtësi gjerman i Real Madridit, është në dyshim për gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës ndaj Atletico Madridit për shkak të shqetësimeve në gjurin e majtë. Ai mungoi në stërvitjen e fundit, ndërsa trajneri Xabi Alonso mund të ketë në dispozicion vetëm Dean Huijsen dhe Raúl Asencio për qendrën e mbrojtjes.

Reali vjen pas fitores 5-1 ndaj Betisit, por pa Kylian Mbappé të dëmtuar. Ndeshja zhvillohet sonte në orën 20:00, me Realin që kërkon Superkupën e 14-të dhe Atleticon të surprizojë.