RTK përjashton gjashtë gazetarë nga emisionet, ata flasin për censurë dhe presion politik
Gjashtë gazetarë të RTK-së janë përjashtuar nga moderimi i emisioneve informativo-publicistike, vendim që ata e cilësojnë si “censurë alarmante dhe presion politik”.
Në një deklaratë të përbashkët, gazetarët Meneta Zekaj Nushi, Blerta Foniqi-Kabashi, Jehona Zhitia, Edona Musa, Arton Mulliqi dhe Valon Bajrami thanë se vendimi është marrë pa paralajmërim dhe lidhet me presion nga pushteti, pasi emisionet e tyre shpesh përfshinin ballafaqime me përfaqësues politikë.
Ata paralajmërojnë ndjekje ligjore dhe theksojnë se largimi synon “heshtjen e zërave të pavarur në Transmetuesin Publik”.











