RTK dhe Ministria e Financave nënshkruajnë marrëveshje, pagat për punonjësit ekzekutohen nesër
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të RTK-së, Hysen Hundozi, njoftoi se është nënshkruar sot Marrëveshja për huadhënie me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve.
Ai bëri të ditur se pagat për punonjësit e RTK-së do të ekzekutohen nesër, më 22 gusht 2025, duke falënderuar stafin për besimin dhe mirëkuptimin.











