#Lajme

Rrugët me borë, qarkullim i vështirë drejt Aeroportit “Adem Jashari”

Qarkullimi në aksin Prishtinë – Pejë dhe drejt Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” është zhvilluar me vështirësi sot në mëngjes për shkak të reshjeve të borës dhe temperaturave të ulëta.

Në këtë segment janë krijuar kolona të gjata automjetesh, ndërsa rruga paraqitet e mbuluar me borë dhe e rrëshqitshme. Drejtuesit e automjeteve janë detyruar të lëvizin me shpejtësi të reduktuar për shkak të kushteve të vështira atmosferike.

Autoritetet kanë apeluar për kujdes të shtuar në trafik dhe respektim të rregullave të qarkullimit, ndërsa Policia e Kosovës ka kërkuar përshtatje të shpejtësisë me kushtet aktuale dhe respektim të sinjalizimit rrugor, veçanërisht në drejtim të aeroportit ku fluksi i automjeteve mbetet i lartë gjatë mëngjesit.