Rrugës drejt Budapestit, përballje të forta priten në 1/8 e finales së Champions League
Janë mbyllur mbrëmë ndeshjet e fazës së ligës në UEFA Champions League, ku janë përcaktuar tetë skuadrat e para që siguruan kualifikimin direkt, si dhe ekipet që do të vazhdojnë garën përmes fazës së play-offit.
Fillimisht do të zhvillohen ndeshjet e play-offit, ndërsa të premten pritet të hidhet shorti që do të përcaktojë çiftet. Pas kësaj faze, kompeticioni do të hyjë në raundin më tërheqës, atë të 1/8 së finales, ku priten duele spektakolare, në varësi të shortit.
Chelsea dhe Barcelona do të përballen me fituesit që dalin nga katër skuadra: Paris Saint-Germain, Newcastle United, Monaco dhe Qarabag, me dy ekipet e kualifikuara që do të ndeshen me gjigantin anglez dhe atë spanjoll.
Ndërkohë, Tottenham Hotspur dhe Liverpool presin ekipet që do të dalin fituese nga grupi i përbërë nga Galatasaray, Club Brugge, Atletico Madrid dhe Juventusi.
Po ashtu, Bayern Munich dhe Arsenali do të kenë përballë fituesit e katërshes Olympiacos, Borussia Dortmund, Bayer Leverkusen dhe Atalanta.
Me rrugën drejt finales në Budapest që sapo ka nisur, shorti pritet të sjellë përballje të forta dhe shumë emocionuese në fazën e 1/8 së finales.









