Rruga Klinë–Gjakovë drejt përfundimit, punimet në fazën finale
Punimet në rrugën Klinë–Gjakovë, një nga projektet më të diskutuara ndër vite, po shkojnë drejt përfundimit.
Në segmentet rrugore Volljakë–Mrasor dhe Meqe–Bec, kompanitë “Benita Company” dhe “Mirusha” kanë intensifikuar aktivitetin, duke përshpejtuar procesin përmbyllës të këtij projekti të rëndësishëm infrastrukturor.
Në terren ka nisur vendosja e shtresës së asfaltit, ndërsa pjesë të tjera të trasesë po përgatiten për fazën finale të punimeve, që pritet t’i japë fund vonesave dhe vështirësive për qarkullimin e qytetarëve në këtë zonë.












