#Kronika e zezë

Rrufeja vret bariun në Pogradec, humbin jetën edhe 20 bagëti

Në fshatin Vleçan të Pogradecit, një burrë 47-vjeçar ka gjetur vdekjen pasi u godit nga rrufeja gjatë kullotjes së bagëtive. Përveç tij, si pasojë e goditjes kanë ngordhur edhe 20 krerë bagëti të imëta. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.