Rreth dy orë pritje në pikat kufitare për të dalë nga Kosova
Qytetarët, kryesisht mërgimtarët, po përballen me pritje të gjata në dalje nga Kosova.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të përditësuara në ora 08:06, në pikën kufitare të Merdarës dhe tek Dheu i Bardhë koha e pritjes arrin deri në 90 minuta.
Ndërkohë, në pikën kufitare të Jarinjës pritjet janë deri në 30 minuta.












