#Lajme

Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë gjatë vitit 2025, alarm për mungesë specialistësh

Gjatë vitit 2025, rreth 100 mijë pacientë kanë marrë trajtim në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, duke shënuar rritje krahasuar me vitin 2024.

Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, ka theksuar se ngarkesa e madhe vjen si pasojë e numrit të lartë të pacientëve dhe natyrës së rëndë të rasteve që trajtohen çdo ditë. Ai ka ngritur shqetësimin për mungesën e specialistëve të mjekësisë emergjente dhe interesimin e ulët për këtë fushë, duke paralajmëruar rrezik për të ardhmen.

Sipas të dhënave, deri në mesin e dhjetorit janë trajtuar 99,017 pacientë, rreth 4 mijë më shumë se një vit më parë. Aktualisht, klinika ka 23 specialistë dhe 68 infermierë.

Syla ka theksuar se një pjesë e madhe e pacientëve mund të trajtohen në nivelet tjera shëndetësore, ndërsa ka kërkuar ndërtimin e një objekti të ri për përmirësimin e kapaciteteve dhe shërbimeve në Klinikën Emergjente.