Përleshje me armë zjarri dhe thikë në një restorant në Ferizaj – Katër persona përfundojnë në pranga
Policia e Ferizajt ka ndërhyrë në një restorant në rrugën “Wesley Clark”, rreth orës 03:40 ku raportohen përleshje të dhunshme mes katër personash.
Në njoftimin zyrtar thuhet:
“Më datë 12.07.2025, rreth orës 03:40, stacioni policor në Ferizaj ka pranuar një informatë se në rrugën ‘Wesley Clark’, në një restorant në Ferizaj, ishte duke ndodhur një rrahje në progres. Njësitë policore kanë ndërhyrë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar personat e përfshirë në stacionin policor. Hetuesit kanë siguruar prova materiale, deklarata të dëshmitarëve si dhe pamje nga kamerat e sigurisë. Sipas hetimeve fillestare, pas një mosmarrëveshjeje verbale, katër persona janë përfshirë në përleshje fizike me grushte dhe karrige. Gjatë incidentit, njëri nga ta ka nxjerrë një armë zjarri nga brezi, ndërsa është përdorur edhe një thikë.”
Nga vendi i ngjarjes janë sekuestruar një armë zjarri me 14 fishekë dhe një thikë.
Të arrestuarit janë:
A.I. (M/K), 48 vjeç
B.A. (M/K), 45 vjeç
F.S. (M/K), 28 vjeç
A.I. (M/K), 27 vjeç
Ndaj tyre është iniciuar rast penal për veprat: Lëndim i lehtë trupor & Kanosje.
Rasti është në hetim të mëtejmë.
Të katër të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe janë ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit të shtetit.











