Rrahje dhe të shtëna në Vushtrri – një i arrestuar, dy në arrati
Rrahje dhe të shtëna në Vushtrri – një i arrestuar, dy në arrati
Një konflikt për një mulli në fshatin Nadakofc të Vushtrrisë ka përfunduar me rrahje dhe të shtëna armësh. Një person u plagos lehtë, ndërsa Policia arrestoi A.M., 48 vjeç, dhe sekuestruan një armë zjarri.
Ngjarja ndodhi pasi viktima, A.B., njoftoi se nuk mund ta bluante grurin për shkak të radhës. Si reagim, i dyshuari dhe dy të tjerë e sulmuan dhe shtinë me armë. Dy persona janë në arrati. A.M. ndodhet në ndalim 48-orësh.











