#Sport

Roma fiton sërish, nuk fal në shtëpi

Roma arriti fitoren e dytë radhazi në Serinë A, duke mundur Sassuolon 2-0 në javën e 20-të. Pas një pjesë të parë pa gola, verdhekuqtë gjetën rrugën e fitores në pjesën e dytë: Kone shënoi në minutën e 76-të, ndërsa Soule vulosi rezultatin tre minuta më vonë.

Me këtë sukses, Roma ngjitet në vendin e tretë me 38 pikë, ndërsa Sassuolo regjistron humbjen e tretë në pesë ndeshjet e fundit dhe mbetet në vendin e 12-të me 23 pikë.