Rinumërimi në PDK: Disa deputetë fitojnë, të tjerët humbin vota
Procesi i rinumërimit të votave ka shkaktuar ndryshime në numrin e votave për kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Pas përfundimit të këtij procesi, disa deputetë kanë përfituar vota, ndërsa të tjerët kanë humbur.
Kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, i janë shtuar 47 vota. Vota u shtuan gjithashtu për Përparim Grudën (+422), Arian Tahirin (+592) dhe Sala Jasharin (+264).
Nga ana tjetër, më shumë vota humbën Fetah Paçarizi (-6,027), Nait Hasani (-3,410), Kujtim Gashi (-2,358), Arianit Çollaku (-1,687), Fadil Demaku (-1,092) dhe Enver Hoxhaj (-1,042).
Rinumërimi vazhdon dhe rezultatet përfundimtare do të japin pasqyrën e plotë të votave për secilin kandidat.










