Rinumërimi i votave të 28 dhjetorit, përfundojnë 936 vendvotime
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i rinumërimit të fletëvotimeve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, në bazë të vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për rihapjen e kutive të votimit.
Sipas të dhënave të KQZ-së, deri më tani janë rinumëruar 936 vendvotime nga gjithsej 2557 të parashikuara për rinumërim. Rezultatet paraprake nga këto vendvotime tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 50.70 për qind të votave, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës me 25.73 për qind.
Në vendin e tretë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 10.59 për qind, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar 3.03 për qind të votave nga vendvotimet e rinumëruara deri më tani.










