Ring i zjarrtë sonte në Zvicër: Amarildo Bakaj përballet me italianin Morandi
Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj rikthehet sonte në ring për një nga ndeshjet më të rëndësishme të karrierës së tij profesionale. Të shtunën, më 17 janar, ai do të përballet me italianin Francesco Morandi, në një duel që pritet të ofrojë spektakël dhe emocione të forta.
Meçi do të zhvillohet në “BBC Arena Schaffhausen” në Zvicër dhe është parashikuar të nisë rreth orës 20:00–21:00. Për Bakajn, kjo përballje përfaqëson një moment kyç në rrugëtimin e tij, teksa synon të konfirmojë veten në nivele më të larta të boksit profesionist.
Boksieri shqiptar vjen në këtë duel me besim të madh, formë të shkëlqyer fizike dhe tituj në brez, ndërsa përballë do të ketë një kundërshtar të fortë dhe ambicioz, edhe pse jo të pamposhtur. Gjatë ditëve të fundit, tensioni mes dy sportistëve është rritur, me provokime të ndërsjella gjatë peshimit zyrtar dhe ‘face-off’-it.
Bakaj mban një rekord perfekt me 14 fitore dhe asnjë humbje në boksin profesionist, ndërsa Morandi ka regjistruar një fitore pa humbje, duke ardhur nga një eksperiencë e mëparshme edhe në MMA.
Vëmendja është e gjitha te ringut sonte, ku pritet të shihet nëse kjo do të jetë mbrëmja kur Amarildo Bakaj konfirmohet si një nga emrat premtues dhe të rëndësishëm të boksit.










