#Lajme

Rihapja e kutive të 28 dhjetorit, rinumërohen 1142 vendvotime

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i rinumërimit të fletëvotimeve për zgjedhjet e 28 dhjetorit, bazuar në vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për rihapjen e kutive në vendvotime të caktuara.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ-ja, deri më tani janë rinumëruar 1142 vendvotime nga gjithsej 2557 sa janë në listë. Rezultatet e deritanishme tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje prin me 48.00 për qind të votave, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës me 23.34 për qind.

Në vendin e tretë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 10.11 për qind të votave, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 2.99 për qind. Procesi i rinumërimit pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim deri në përfundimin e të gjitha vendvotimeve të planifikuara.