Rezultatet e ndeshjeve të djeshme mbrëmje në Champions League
Dje mbrëmje u zhvilluan nëntë duelet e fundit të javës së dytë në fazën e grupeve të Champions League.
Kampioni në fuqi, Paris Saint-Germain, shënoi fitore të rëndësishme në udhëtim kundër Barcelonës me rezultat 2-1. Triumfe regjistruan gjithashtu Napoli, Arsenal, Borussia Dortmund, Newcastle United dhe Qarabag.
Ndërkohë, përballja mes Manchester Cityt dhe Monacos përfundoi pa fitues, 2-2, ashtu si edhe sfida Villareal–Juventus. Barazim u shënua edhe në takimin mes Bayer Leverkusenit dhe PSV-së.












