Rezoluta për të drejtat e shqiptarëve në Luginë miratohet nga Komiteti i Punëve të Jashtme të SHBA-së
Nga Capitol Hill në Washington, Komiteti i Punëve të Jashtme të Kongresit të SHBA-së ka miratuar rezolutën H.R. 6411 për të drejtat etnike dhe kombëtare të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Rezolutën e iniciuar nga Kongresisti Self, Kryetar i Nënkomitetit për Evropë, e mbështetën në mënyrë bipartizane Kryetari Brian Mast dhe Nënkryetari Gregory Meeks.
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Faton Bislimi, e cilësoi këtë si një “ditë të bardhë për shqiptarët” dhe një sinjal të qartë për çdo regjim që mendon se padrejtësia mund të zgjasë pafund. Rezoluta kërkon përgjegjësi ligjore dhe politike nga Beogradi për diskriminimin sistematik ndaj shqiptarëve në rajon.
Bislimi theksoi rëndësinë e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara dhe lidershipin e Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, duke nënvizuar se vizioni i tij për aleancën me Amerikën dhe respektin për kauzën shqiptare po realizohet edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës.










