#Sport

Rey Manaj transferohet në Kinë, nënshkruan me FC Zhejiang

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj, ka vendosur ta vazhdojë karrierën në kampionatin kinez, duke u transferuar te klubi FC Zhejiang.

Sulmuesi shqiptar ka firmosur një kontratë dyvjeçare me skuadrën kineze, e cila do ta mbajë atë pjesë të ekipit deri në vitin 2028.

Sipas raportimeve, Manaj do të përfitojë një pagë vjetore rreth 4 milionë euro, çka e bën atë një nga futbollistët shqiptarë më të paguar ndonjëherë.

Ky transferim përfaqëson një kapitull të ri në karrierën e 27-vjeçarit, i cili pas paraqitjeve të qëndrueshme në kampionatet evropiane dhe me fanellën kuqezi, ka vendosur të provojë një eksperiencë të re në Azi.

Ndërkohë, FC Zhejiang synon të forcojë repartin ofensiv me afrimin e Manajt, nga i cili pritet të ketë rol kyç në skuadër në sezonet e ardhshme.