Revoltë në Gjilan pas vrasjes së trefishtë, muret e gjykatës mbushen me mbishkrime
Më 10 gusht, në Gjilan, pas vrasjes së trefishtë që tronditi qytetin, qytetarët reaguan me zemërim ndaj institucioneve të drejtësisë.
Para dhe në muret e Gjykatës së Gjilanit u vendosën mbishkrime si “I keni duart me gjak”, “fajdexhia i fort e gjykatës shumë”, “qendra e fajdeve” dhe “gjykata në shërbim të fajdexhive”, duke pasqyruar pakënaqësinë dhe akuzat e tyre.
Ky reagim erdhi mes ngjarjeve të fundit të dhunshme që kanë shtuar shqetësimet për sigurinë publike në qytet.













