#Lajme

Reshjet e dendura shkaktojnë vërshime në Gjakovë, evakuohen disa familje

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vërshime në disa zona të qytetit të Gjakovës, duke vështirësuar jetën e qytetarëve dhe duke krijuar situatë emergjente.

Njësia e Zjarrfikësve në Gjakovë ka bërë të ditur se ekipet e saj janë angazhuar në terren që nga orët e hershme të mëngjesit dhe po intervenojnë pa ndërprerë për të menaxhuar pasojat e vërshimeve dhe për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur.

Sipas zjarrfikësve, ndërhyrjet kanë përfshirë evakuimin e disa familjeve nga zonat e rrezikuara, sigurimin e objekteve banesore dhe menaxhimin e situatave emergjente, me prioritet mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së qytetarëve.

Nga kjo njësi bëhet e ditur se ekipet do të vazhdojnë të qëndrojnë në gatishmëri të plotë dhe do të intervenojnë sipas nevojës, në bashkëpunim me institucionet përkatëse.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që në rast të ndonjë emergjence të kontaktojnë numrat 193 ose 112 dhe të respektojnë udhëzimet zyrtare.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *