Reijnders zbulon se cili bashkëlojtar e ndihmoi të përshtatej te Manchester City
Mesfushori holandez Tijjani Reijnders ka treguar se mbështetja e shokëve të skuadrës e ka ndihmuar të ambientohej shpejt te Manchester City, ku iu bashkua verën e kaluar nga Milani.
Reijnders, që këtë sezon ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë shtatë asistime në 32 ndeshje, tha se Nathan Aké, miku i tij holandez, ishte një ndihmë e madhe në adaptim. “Kur kisha pyetje, gjithmonë e pyesja atë”, tha ai.
Ai shtoi se edhe kapitenët e ekipit e kanë mbështetur shumë, duke i dhënë ndjesinë e rehatësisë dhe përfshirjes së shpejtë në skuadër. Reijnders gjithashtu vuri në dukje intensitetin e Ligës Premier, që e krahasoi me Serie A dhe Eredivisie: “Fizikaliteti dhe intensiteti janë gjithmonë 100%, nuk ka pushim në lojë dhe duhet të jesh gjithmonë gati.”








