#Sport

Reali shkëlqen në Bernabeu, shkatërron Monacon me 6 gola

Real Madridi është rikthyer fuqishëm duke arritur një fitore bindëse ndaj Monacos në stadiumin “Santiago Bernabeu”, me rezultat të thellë 6-1.

Skuadra madrilene dominoi ndeshjen që nga minutat e para, ndërsa golat u shënuan nga Mbappé (dy gola), Mastantuono, Kehrer (autogol), Vinícius Jr. dhe Bellingham. Golin e vetëm për mysafirët e realizoi Teze.

Kjo fitore e ngjit Real Madridin në vendin e dytë të renditjes me 15 pikë.