#Sport

Real Madridi ul çmimin për Rodrygon, alarmohen klubet evropiane dhe ato saudite

Real Madridi ka bërë hapin e parë për mundësinë e shitjes së Rodrygos gjatë afatit kalimtar të janarit, duke e ulur çmimin e sulmuesit brazilian në rreth 70 milionë euro, sipas informacionit nga Defensa Central.

Ky vendim vjen në një moment kur forma e Rodrygos është larg pritshmërive të klubi, duke hapur dyshime për të ardhmen e tij në Santiago Bernabeu. Edhe pse trajneri Xabi Alonso mbetet i besuar te cilësitë e lojtarit, mesazhi i klubit është i qartë: e ardhmja e brazilianit do të varet nga performanca e tij në ndeshjet e ardhshme.

Real Madridi kërkon më shumë qëndrueshmëri, produktivitet dhe vendimmarrje nga sulmuesi, por deri tani Rodrygo ka pasur vështirësi të përmbushë këto pritshmëri, me statistika që flasin vetë: 16 ndeshje, zero gola, vetëm katër ndeshje si titullar dhe 446 minuta të luajtura.

Interesi për Rodrygon është rritur ndjeshëm, me disa prej klubeve më të mëdha evropiane, përfshirë Liverpool, Manchester City, Manchester United, PSG dhe Bayern Munich, që po monitorojnë situatën e tij. Po ashtu, klube saudite pritet të hyjnë në garë, megjithatë preferenca e lojtarit mbetet e qartë: ai dëshiron të vazhdojë karrierën në Evropë.

Në këtë kuadër, Rodrygo, i cili ka aktualisht prioritet të qëndrojë në Madrid, mund ta rishqyrtojë këtë vendim nëse roli i tij në skuadër vazhdon të mbetet i kufizuar. Me Kupën e Botës 2026 që po afron, si Real Madridi ashtu edhe vetë lojtarit pritet të bëjnë një rivlerësim të mundësive për të ardhmen e tij, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e një largimi nga Los Blancos në fillim të janarit.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *