#Sport

Real Madridi triumfon ndaj Sociedadit edhe me një lojtar më pak

Real Madridi ka regjistruar fitoren e katërt radhazi në La Liga, duke mposhtur Real Sociedadin me rezultat 1:2 në kuadër të javës së katërt të kampionatit spanjoll.

“Los Blancos” shënuan dy herë në pjesën e parë, fillimisht me Kylian Mbappén dhe më pas me Arda Gulerin. Megjithatë, sfida u komplikua kur mbrojtësi Huijsen u ndëshkua direkt me karton të kuq, duke lënë skuadrën e Xabi Alonsos me një lojtar më pak.

Pavarësisht inferioritetit numerik, Real Madridi arriti ta menaxhojë ndeshjen dhe të siguronte tri pikë të plota. Sociedad arriti të shënojë vetëm një gol në pjesën e dytë me anë të Oyarzabalit.

Me këtë fitore, skuadra madrilene ngjitet në kuotën e 12 pikëve, duke ruajtur ecurinë perfekte – katër fitore në katër ndeshje.