Real Madridi synon transferimin e Konatés në vitin 2026
Real Madridi ka shënjestruar Ibrahima Konatén si përforcimin kryesor për verën e vitit 2026, në kuadër të projektit të ri nën drejtimin e Xabi Alonsos.
Sipas “Defensa Central”, klubi po planifikon ta bindë mbrojtësin francez të mos rinovojë me Liverpoolin, me qëllim që ta transferojë si lojtar të lirë pas skadimit të kontratës.
Fillimisht ishte marrë në konsideratë edhe William Saliba, por qëndrimi i Arsenalit e bëri Realin të përqendrohet te Konaté, i cili shihet si pasues i Alabës dhe Rüdigerit.
Liverpooli synon rinovimin, por Konaté nuk e ka përjashtuar një kalim te klubi madrilen, që konsiderohet si një hap i madh në karrierën e tij.












