#Sport

Real Madridi e vendos Haalandin si objektivin kryesor për verën e vitit 2026

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka përcaktuar transferimin e sulmuesit të Manchester Cityt, Erling Haaland, si prioritet kryesor për afatin kalimtar të verës së vitit 2026.

Klubi madrilen po kalon një periudhë të vështirë në aspektin sportiv dhe drejtuesit kanë nisur analizat për të identifikuar arsyet e krizës aktuale, me synimin për të ndërtuar një skuadër më konkurruese për sezonet e ardhshme.

Sipas gazetarit të njohur Florian Plettenberg, objektivi kryesor i Real Madridit është pikërisht Haaland, i cili vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Manchester Cityt. Perez e konsideron norvegjezin si figurën kyçe për rikthimin e suksesit në “Santiago Bernabeu”, edhe pse është i vetëdijshëm për vështirësitë e një operacioni të tillë.

Haaland ka kontratë afatgjatë me kampionët e Anglisë dhe një transferim i mundshëm pritet të kushtojë mbi 150 milionë euro. Megjithatë, raportimet sugjerojnë se sulmuesi norvegjez nuk do ta refuzonte një kalim te Real Madridi, të cilin e sheh si klubin e ëndrrave dhe ndaj të cilit ka simpati të veçantë për futbollin spanjoll.

Nëse realizohet, ky transferim do të shënonte nisjen e një epoke të re “galaktikësh” te klubi më i trofeshëm në botë.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *