#Lajme

Rasti Thaçi dhe të tjerët, Tromp: Dëshmitë e nivelit të lartë synojnë të tregojnë mungesën e qëllimit kriminal

Hulumtuesja e Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavinë, Nevenka Tromp, ka komentuar procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, duke vlerësuar rëndësinë e dëshmive të nivelit të lartë të thirrur nga mbrojtja. Sipas saj, dëshmitarët e njohur ndërkombëtarisht u përzgjodhën për të treguar mungesën e qëllimit kriminal të të akuzuarve, pa sfiduar faktin nëse krimet ndodhën apo jo.

Dëshmitarë të tillë përfshijnë ish-zyrtarë amerikanë dhe ndërkombëtarë, si James Rubin, Paul Williams, Wesley Clark, Bernard Kouchner, Christopher Hill dhe Michael Durkee, të cilët kanë dëshmuar mbi veprimet e udhëheqësve të UÇK-së gjatë luftës në Kosovë. Tromp thekson se strategjia e mbrojtjes ka qenë të fokusohet tek “mens rea”, qëllimi kriminal, për të treguar se të akuzuarit nuk ishin përgjegjës për krimet.

Ajo gjithashtu thekson se vendimi i Dhomave të Specializuara do të ketë ndikim historik dhe politik mbi perceptimin e luftës çlirimtare të Kosovës. Tromp rikujton se Tribunalet e mëparshme ndërkombëtare, si TPNJ, nuk kanë konstatuar ekzistencën e një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale nga udhëheqësit shqiptarë gjatë luftës.

Procesi gjyqësor ka nisur më 3 prill 2023, dhe ish-krerët e UÇK-së janë në paraburgim në Hagë që nga nëntori 2020. Zyra e Prokurorit të Specializuar ka paraqitur mbi 125 dëshmitarë, duke përfshirë mbi 100 dëshmi me shkrim.

Ndërkohë, në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së janë organizuar protesta të shumta në Kosovë dhe jashtë, ku më 17 shkurt do të mbahet një tjetër protestë në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë me moton: “Drejtësi, jo politikë”, e organizuar nga iniciativa “Liria ka emër”.

Mbi 80 mijë vota të dyshuara për