Rasti Thaçi dhe të tjerët – Gjykatësja kërkon rishikimin e parashtrimeve konfidenciale
Në rastin ndaj Hashim Thaçit, Isni Kilajt, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit kundër administrimit të drejtësisë, Prokuroria, mbrojtja dhe Administratorja janë urdhëruar të rishikojnë parashtrimet e klasifikuara si konfidenciale.
Sipas zëdhënëses së DhSK-së, Angela Griep, gjykatësja Marijorie Masselot ka kërkuar që palët të arsyetojnë pse dokumentet duhet të mbeten konfidenciale ose të kërkojnë publikimin e tyre, të paktën në versione të redaktuara.
Griep bëri të ditur se procedura paraprake është drejt përfundimit dhe nga mesi i nëntorit çështja pritet të kalojë te trupi gjykues, përveç nëse ka ndryshime nga vendimet e Apelit.
Ajo njoftoi gjithashtu se është refuzuar kërkesa e Prokurorisë për masa shtesë në paraburgimin e Thaçit, ndërsa atij i është zgjatur paraburgimi për edhe dy muaj.
DhSK çdo të enjte, në orën 14:30, mban informim javor online për zhvillimet në këtë gjykatë.











