#Lajme

Raportohen 68 raste të dhunës në familje brenda një jave në Kosovë

Gjatë një jave pune, Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave ka trajtuar gjithsej 78 raste të reja në nivel të Kosovës, ku pjesa dërrmuese lidhet me dhunën në familje.

Sipas të dhënave zyrtare, 68 nga rastet e trajtuara kanë qenë dhunë në familje, ndërsa janë regjistruar edhe raste të tjera të rënda, përfshirë trafikim të mundshëm dhe trafikim, dhunim, sulme seksuale, vrasje të rëndë, si dhe shkelje të detyrimeve familjare dhe bashkëjetesë nën moshën 16 vjeçare.

Gjatë kësaj periudhe janë parashtruar dhjetëra kërkesa për urdhra mbrojtës dhe urdhra mbrojtës emergjentë, janë zhvilluar mbi 80 seanca gjyqësore dhe 13 seanca në prokurori, si dhe janë dhënë dhjetëra këshilla juridike për viktimat.

Po ashtu, janë nxjerrë 17 aktgjykime dënuese, ndërsa disa raste janë përfaqësuar në polici, strehimore dhe institucione të tjera përkatëse, duke reflektuar intensitetin e trajtimit të rasteve të dhunës dhe krimeve të lidhura me to.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *