Raporti i DASH: Pa shkelje të mëdha të të drejtave të njeriut në Kosovë gjatë 2024
Departamenti Amerikan i Shtetit vlerëson se gjatë vitit 2024 në Kosovë nuk pati ndryshime të mëdha në gjendjen e të drejtave të njeriut. Qeveria ka ndërmarrë hapa të besueshëm, por jo gjithmonë të qëndrueshëm, për të ndëshkuar shkelësit.
Raporti përmend edhe Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, i cili ka raportuar dhjetëra raste të sulmeve fizike, verbale e kibernetike ndaj gazetarëve dhe mediave, si dhe fushata shpifjesh kundër tyre.










