#Ballina #Lajme #Zëri i Qytetit

Raporti i Auditorit gjen një mori mangësish në Komunën e Vushtrrisë

Raporti i Auditorit gjen një mori mangësish në Komunën e Vushtrrisë

Zyra Kombëtare e Auditimit ka publikuar raportin për vitin 2024 për Komunën e Vushtrrisë.

Në këtë raport janë gjetur një mori shkeljesh dhe mangësish në shumë sektorë, raporton Zëri i Vushtrrisë.

Sa i përket raportit financiar, auditorët kanë vërejtur prezantim jo të drejtë të shpenzimeve, obligime të papaguara, detyrime kontigjente, si dhe llogaritë e arkëtueshme për shkak të regjistrave të pasaktë.

Kurse, mospajtueshmëria me ligje, sipas ZKA-së, ka pasur dobësi te ridestinimi i projekteve kapitale, procesi i dhënies dhe monitorimit të subvencioneve, procesi i prokurimit, mosverifikimi i 20% të pronave të tatueshme, si dhe vonesa në pagesën e faturave.

Ky raport ka rezultuar me 16 rekomandime për Komunën e Vushtrrisë.

Prej tyre, 4 janë të reja, 11 të përsëritura dhe 1 rekomandim i pësëritur pjesërisht.

Zëri i Vushtrrisë do të sjellë detaje të tjera rreth gjetjeve specifike të raportit të ZKA-së.

Raporti i Auditorit gjen një mori mangësish në Komunën e Vushtrrisë

IAEA: Dëme të mëdha në objektet bërthamore

Raporti i Auditorit gjen një mori mangësish në Komunën e Vushtrrisë

Kurti: Opozita po na zgjat mandatin, por