Ramadani: Në vitin 2025 nuk do të ketë Qeveri të re
Eksperti i sigurisë dhe ish-kryeinspektor i shërbimit të inteligjencës së Kosovës, Burim Ramadani, ka deklaruar se gjatë vitit 2025 nuk pritet të formohet Qeveri e re, duke paralajmëruar se bllokada politike aktuale mund të çojë në kolaps institucional.
Në një postim në Facebook, ai shkroi se “nga sot zyrtarisht ka filluar fushata zgjedhore, jo vetëm për zgjedhjet lokale, por edhe për ato që do të mbahen pas kolapsit të shtetit që po duan ta bëjnë”.
Ramadani paralajmëroi se pasojat e bllokadës mund të jenë të rënda, duke përfshirë kolaps institucional, financiar dhe rrezikim të sigurisë kombëtare.
Ai shtoi se “Kosova ka Qeveri, por s’ka Parlament – një formulë që po e rrezikon vendin me kolaps”. Sipas tij, mosfunksionimi i institucioneve dhe mungesa e konsensusit politik po e shtyjnë Kosovën drejt një prej krizave më të thella të viteve të fundit.











